Connect with us

Lajmet/Botë

Lista me 19 vendet në botë që nuk kanë asnjë rast me koronavirus

Published

on

Pex Host Big

Pandemia e COVID-19 po rrezikon gjithë botën. Megjithatë, ka akoma disa vende që mbeten të paprekura nga virusi.

Janë 19 vende ku askush nuk ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Por Kombet e Bashkuara po paralajmërojnë se disa prej këtyre vendeve mund të “preken agresivisht” nëse virusi përhapet në disa prej tyre.

KESCO

Vendet pa asnjë rast me COVID-19 janë:

Afrika – Lesoto, Komora, Sao Tome & Principe, Malawi, Sudani i Jugut

Azi – Turkmenistani, Koreja e Veriut, Taxhikistani, Jemeni

Oqeania – Ishujt Solomon, Samoa, Palau, Tuvalu, Nauru, Kiribati, Shteti i Federuar i Mikronezisë, Vanuatu, Tonga, Ishujt Marshall

Ekspertët paralajmërojnë se shumë prej këtyre vendeve kanë rrezik të lartë për tu prekur nga COVID-19. Jemeni i shkatërruar nga lufta në Lindjen e Mesme po e shqetëson OKB-në pasi konflikti pesëvjeçar i vendit e ka lënë Jemenin me një sistem të kujdesit shëndetësor të shkatërruar dhe një popullsi të dobësuar.

Kombet e Bashkuara po bëjn thirrje gjithashtu për armëpushim, duke thënë se njerëzit duhet të luftojnë virusin duke mos luftuar më njëri-tjetrin./KlinaPress./