E plotësuar: Isa Mustafa hap Kuvendin Zgjedhor

Kryetari i tanishëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa sapo ka arritur në mbledhjen e Kuvendit të IX  Zgjedhor, e cila sapo filloi nën intonimin e himnit të Republikës së Kosovës dhe këngës “Kur ka Kushtrimi në Kosovë”.

Edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetësore, thuhet se pritshmëritë për të zgjedhur të parim e kësaj partie do ta rimarr sërish kryetari aktual, Isa Mustafa.

KESCO

Mustafa bëri hapjen e këtij kuvendi, duke uruar për një zgjedhje demokratike në këtë ditë të zgjedhjeve të Kuvendit të IX të LDK-së.

E plotësuar: Pikat e rendit të ditës

Kuvendi zgjedhor i LDK-së, pritet të fillojë pas pak, ku pika e parë e rendit të ditës është zgjedhja e trupave punues dhe aprovimi i Rregullores së Punës së Kuvendit.

Pikë e dytë pritet të jetë zgjedhja e Komisionit Statutar.

Pikë e tretë e rendit të ditës në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së do të jetë zgjedhja e Kryetarit të partisë.

Dhe pika e katërt, zgjedhja e Këshillit të Përgjithshëm.

E plotësuar: Mblidhen delegatët e Kuvendit të IX Zgjedhor të LDK-së

Delegatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), janë duke u mbledhur në sallën ku pritet të mbahet mbledhja e Kuvendit të IX  Zgjedhor, për të zgjedhur të parin e kësaj partie.

Mirëpo, sipas pritshmërive se cili do ta marrë “timonin” e kësaj partie, thuhet që edhe njëherë do t’i prij kryetari aktual, Isa Mustafa.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), sot mban Kuvendin e IX-të zgjedhor, ku do ta zgjedhë kryetarin e ri.

Në dy mbledhjet e mbajtura gjatë dy ditëve të kaluara, kryesia e LDK-së nuk ka arritur marrëveshje për një kryetar konsensual.

Megjithatë nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë të premten mbrëma se është arritur marrëveshja për një kandidat konsensual për kryetar të LDK-së.

“Është e vërtet se është arritur marrëveshja për një kandidatë konsensual për kryetar i cili formalisht do të shpallet nesër në ora 10:00 në Kuvendin e LDK-së”, tha ai në RTVD.

E tek pas punimeve të Kuvendit pritet një konferencë para gazetarëve.

Në Kuvendin e sotëm të LDK-së, parti kjo që deri tani është udhëhequr nga Isa Mustafa, pritet të marrin pjesë 355 delegatë nga 38 degë./KlinaPress/