Connect with us

Sporti/Ndërkombëtarë

Liverpooli ia cakton çmimin Xherdan Shaqirit, kosovari gati për tu transferuar në Spanjë

Published

on

Shell Banners

Futbollisti me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri i ka ditët e numëruara në Liverpool, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas mediave në Angli, Liverpooli tashmë ia ka caktuar çmimin mesfushorit nga Zhegra e Gjilanit.

‘The Reds’ kërkojnë 30 milionë euro për të lenë të lirë Xherdan Shqirin që më parë ka luajtur edhe për Baselin, Bayern Munchenin, Interin dhe Stoke Cityn.

KESCO

Shaqa pritet të transferohet në Spanjë, pasi skuadra e Sevillës është e interesuar për ti siguruar shërbimet e futbollistit kosovar.

Lëndimet e shumta kanë bërë që reprezentuesi zviceran të humb vendin në skuadrën e Jurgen Kloppit dhe tashmë largimi nga ‘Anfieldi’ është i pashmangshëm./Gazeta inFokus/