Connect with us

Sport

Luis Enriques i hapet rruga për rikthim në kombëtaren spanjolle

Published

on

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit

Menaxheri i Spanjës, Robert Moreno do të “heqë dorë” nëse Luis Enrique ndonjëherë dëshiron të kthehet në punë, raporton BBC Sport.

Enrique dha dorëheqje në qershor për arsye personale dhe javën e kaluar njoftoi se vajza nëntëvjeçare, Xana, ka vdekur nga kanceri në eshtra.

Trajneri 49-vjeçar ishte në krye të Spanjës për 11 muaj para se të zëvendësohej nga ndihmësi i tij.

KESCO

“Nëse Luis dëshiron të kthehet një ditë, unë do të isha i kënaqur të tërhiqja mënjanë dhe të punojë me të”, tha Moreno.

“Unë e konsideroj Luisin një mik dhe miqësia vjen para çdo gjëje”, shtoi më tutje trajneri aktual i kombëtares spanjolle.

Moreno zëvendësoi Enriquen në baza të përkohshme për tre ndeshjet e fundit të Spanjës dhe më vonë u emërua pasardhës i përhershëm. /KlinaPress/