Connect with us

Sport

Luis: Shpresoj që Neymar të rikthehet te Barcelona

Published

on

COVID-19

Felipe Luis ka thënë se ai shpreson që Neymari të largohet nga Paris Saint-Germain dhe të rikthehet te kampioni i La Liga-së, Barcelona, për të mirën e futbollit brazilian.

Sulmuesi brazilian dëshirohet të largohet nga kampioni i Ligue 1, derisa projektohet një rikthim i mundshëm i tij në Camp Nou, dy vite pasi u largua për shumën rekorde prej 222 milionë euro.

Derisa Felipe Luis e dëshiron rikthimin e bashkëlojtarit të tij brazilian te Blaugranasit, ish-anëtari i Atletico Madridit është në dijeni se ky operacion do të jetë i vështirë.

KESCO

Felipe Luis (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

“Dua që ai të rikthehet te Barcelona. Te Barca, Neymar është i lumtur. Dua që ai ta shijojë futbollin dhe të luajë përkrak Lionel Messit”, ka thënë mbrojtësi brazilian për Cope Tiempo de Juego.

Luis e ka konfirmuar largimin nga Los Cholchoneros, pas tetë vitesh qëndrimi në Spanjë, derisa po e kompleton kalimin te Flamengo si lojtar i lirë. /KlinaPress/