Connect with us

Sport

Lukaku do të jetë çelësi që Icardi të largohet nga Interi

Published

on

Princ Caffe Banners

Ka raportime të ndryshme nga mediat italiane në lidhje me situatën e Mauro Icardit te Interi, derisa Juventusi dhe Napoli po e përdorin Romelu Lukakun për përparësitë e tyre.

Drejtori Beppe Marotta dhe trajneri Antonio Conte, kanë bërë të ditur ditë më parë se sulmuesi argjentinas nuk është në planet e Nerazzurëve, andaj në këtë verë pritet të largohet.

Icardi thuhet e ka refuzuar të gjitha ofertat nga klubet e ndryshme, derisa insiston që të transferohet te Zonja e Vjetër në këtë afat kalimtar.

KESCO

Mauro Icardi (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Sipas Corriere della Sera, agjentja dhe gruaja e argjentinasit, Wanda Nara, po negocion me klube të ndryshme, mirëpo lojtari po tenton që t’i ndryshojë mendjen ish-trajnerit të Chelseat.

Sportitalia raporton nga ana tjetër se Napoli ka arritur marrëveshje personale me Icardin, mirëpo duhet të punojë edhe në pjesën tjetër me Interin.

Tuttomercatoweb vazhdon më tej me raportimin e tyre, duke thënë se Aurelio De Laurentiis ka ofruar 50 milionë euro për reprezentuesin e Argjentinës, mirëpo Interi kërkon mbi 70 milionë.

Në garë për transferimin e argjentinasit është edhe Manchester United, mirëpo së pari duhet ta përfundojë marrëveshjen me Interin për Lukakun, më pastaj ta transferojë sulmuesin problematik. /KlinaPress/