Connect with us

Lajme

Lutfi Haziri ka një porosi për Kadri Veselin: Po të rrijnë ngushtë këpucët e Hashim Thaçit

Published

on

SIGMA Banners

Haziri – Veselit: Po të rrijnë ngushtë këpucët e Hashim Thaçit.

Shefi i shtabit të LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar shkurt deklarimet e liderit të PDK-së, Kadri Veselit, se në mandatin e ardhshëm nëse zgjidhet kryeministër do të luftojë korrupsionin dhe nepotizmin.

Haziri në Klan Kosova ka thënë shkurtimisht tha që këpucët e ish-udhëheqësit të PDK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit nuk po i përshtaten dhe deklarimet e tilla të tij vështirë se i besojnë qytetarët.

“Këpucët e Thaçit po i rrijnë ngushtë bedelit [Veselit]”, shtoi ai, derisa tutje,

KESCO
”Nuk është me rëndësi çka thua, por me rëndësi është ajo çfarë besohet. Besimi qytetar karshi këtyre hapave politikë është përtej të priturës”, ka thënë Haziri./KlinaPress/