Connect with us

Lajme

Lutfi Zharku merr një pozitë të rëndësishme në LDK

Published

on

GorenjeKosova

Lutfi Zharku zgjedhe sekretar për financa në LDK.

Ish Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku ka njoftuar se është zgjedhur Sekretar për financa në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zharku ka thënë se ndihet shumë i respektuar që i është besuar edhe një mandat.

“Nuk ka respekt më të madh se kur LDK për të katërtin mandat të beson”, ka shkruar ai.

KESCO
Ndryshe, Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës sot ka mbajtur mbledhje, në të cilën Vjosa Osmani me vota unanime është kandiduar për kryeministre për zgjedhjet nacionale të 6 tetorit, si dhe është zgjedhur si nënkryetare e partisë.

Agim Veliu do të jetë sërish nënkryetari i parë i LDK’së, e bashkë me të edhe Lutfi Haziri do të bartë pozitën e njëjtë që e ka pasur më parë në parti./KlinaPress/