Connect with us

Sporti/Ndërkombëtarë

Man Utd, favorit për transferimin e yllit të Ajax

Published

on

Schengen Visa

“Djajtë e Kuq” pritet ta fitojë derbi ndaj Real Madridit për transferimin e mesfushorit holandez.

Manchester United po shpreson ta bindë mesfushorin e Ajaxit, Donny van de Beek të përfundojë në “Old Trafford”.

KESCO

E përditshmja spanjolle “Marca” shkruan ndërkohë se interesim për futbollistin holandez ka shfaqur edhe Real Madridi, përcjell Express.

“Los Blancos” kishin arritur marrëveshje me lojtarin verën e kaluar, por nuk e kishin kompletuar transferimin për shkak se nuk arritën t’i shisnin James Rodriguezin e Gareth Balen.

Kjo marrëveshje mbetet ende në jetë, por Reali tash duhet ta mposhtë konkurrencën e United, që po shpreson ta transferojë në Premierligë përfaqësuesin holandez.

Van de Beek kishte shpërthyer tek Ajaxi sezonin e kaluar, njëjtë si Mattijs De Light e Frenkie De Jong./KlinaPress./