Connect with us

Sporti/Ndërkombëtarë

Manchester United afër transferit të madh nga Atletico Madrid

Published

on

PEX HOST 728×90

Saul Niguez afër kalimit te Manchester United.

Manchester United thuhet se e ka bërë prioritet transferimin e Saul Niguez nga Atletico Madridi.

Djajtë e Kuq ka kohë që po e përcjellin mesfushorin spanjoll dhe do të tentojnë që në këtë verë ta transferojnë në Old Trafford.

KESCO

Sipas Mundo Deportivos, Unitedi ka filluar bisedimet me agjentin e lojtarit dhe gjithçka është në rrugën e duhur që marrëveshja të kompletohet.

Është edhe dëshira e Niguezit që të luajë për klubin anglez, mirëpo e gjitha do të varet ka paga që do të kërkojë lojtari.

Në anën tjetër, Atletico Madridi kërkon 100 milionë euro nga shitja e lojtarit, pasi kanë mosmarrëveshje rreth kontratës së re.

Në garë për Saul thuhet se është edhe Manchester City, pasi pëlqehet shumë nga Pep Guardiola./KlinaPress./