Connect with us

Lajmet/Botë

Manchester United e nis mbarë, fiton miqësoren e parë

Published

on

Princ Caffe Banners

United i ka nisur me këmbë të mbarë përgatitjet për sezonin e ri. “Djajtë e Kuq” kanë fituar miqësoren e parë në Australi, duke e mposhtur 2-0 skuadrën e Perth Glory FC.

Manchester United ka nisur tashmë parasezonin për t’u përgatitur sa më mirë për edicionin 2019/20.

Ndeshjen e parë miqësore “Djajtë e Kuq” e zhvilluan në Australi, kundër skuadrës vendase, Perth Glory FC.

KESCO

United e fitoi këtë takim me dy gola në pjesën e dytë, kurse 45 minutat e pjesës së parë përfunduan ashtu siç edhe filloi takimi, 0-0.

Pas 60 minutave lojë, më në fund u zhbllokua rezultati në këtë miqësore.

Marcus Rashford shënoi për 1-0 pas një asistimi nga ana e Paul Pogbas – që të dy u inkuadruan në lojë në pjesën e dytë.

Për rezultatin përfundimtar 2-0, shënoi 18-vjeçari i akademisë, James Garner, në minutën e 85’ të takimit.

Miqësoren e radhës Unitedi do ta zhvillojë me 17 korrik, kundër Leeds United, para se të përballet me Interin me 20 korrik./KlinaPress/