Connect with us

Sport

Mane ishte i acaruar me egoizmin e Salahut, por senegalezi në sezonin e kaluar i kishte bërë të njëjtën gjë egjiptianit

Published

on

SIGMA Banners

Acarimi i Sadio Manes me Mohamed Salahun është duke u diskutuar shumë nga mediat ndërkombëtare dhe futbolldashësit nëpër botë.

Ylli senegalez u nervozuar shumë me egjiptianin që nuk i pasoi topin në momentin kur Liverpooli po fitonte 3-0 ndaj Burnleyt.

Por, tifozët e The Reds kanë publikuar disa fotografi nga sezoni i kaluar, kur Mane i kishte bërë një gjë të tillë Salahut.

KESCO

Liverpooli ishte duke fituar 1-0 në pjesën e parë ndaj Evertonit në sezonin e kaluar, e që senegalezi nuk kishte pasuar te egjiptiani.

Rasti në ndeshjen ndaj Evertonit nuk ishte i vetmi, pasi senegalezi kishte bërë të njëjtën gjë edhe në disa përballje të tjera në sezonin e kaluar. /KlinaPress/