Connect with us

Sport

Marotta: Icardi mbetet jashtë planeve, jam optimist për Sanchezin

Published

on

COVID-19

Giuseppe Marotta ka ritheksuar se Mauro Icardi nuk është pjesë e planeve të skuadrës së parë të Interit dhe është optimist për ardhjen e Alexis Sanchezit.

Gruaja-agjente e Icardit, Wanda Nara njoftoi në televizionin kombëtar gjatë fundjavës se burri i saj do qëndroj në Inter, pavarësisht se u injorua nga trajneri Antonio Conte.

Kjo bëri që Marotta dhe Presidenti Steven Zhang të informonin edhe njëherë sulmuesin se ai nuk kishte vend në projektin e klubit gjatë një takimi të martën.

KESCO

Ish-menaxheri i përgjithshëm i Juventusit më pas u pyet për Sanchez, i cili pritet të arrijë në huazim nga Manchester Unitedi.

Ndryshe, afati kalimtar veror në Itali ka edhe disa ditë, pasi mbyllet me datë 2 shtator. /KlinaPress/