Sport
Marotta: Lukaku? Jam optimist, do ta kompletojmë ekipin së shpejti

Marotta është optimist se Lukaku do ta veshë fanellën e Interit. Nëse deshton blerja e belgut, Conte e do Rebicin e Eintracht Frankfurt.
Por, zikaltrit kanë ofruar vetëm 30 milionë euro fillimisht, as gjysmën e çmimit që United po e kërkon për Lukakun.
Sido që të jetë, drejtori i Interit, Beppe Marotta, ka thënë se janë optimist kur i është përmendur emri i Lukakus.
“A jam optimist për Lukakun? Jam optimist për gjithçka. Do ta kompletojmë ekipin së shpejti”, tha Marotta.
Eintracht Frankfurt kërkon 40 milionë euro për 25-vjeçarin, çmim i arrtishëm ky për Interin.
Rebic gjithashtu e njeh Serinë A, nga koha me Fiorentinë dhe Veronën, edhe pse nuk ka lënë shumë gjurmë.
Sezonin që lamë pas në Gjermani, ai shënoi 10 gola dhe dhuroi gjashtë asiste në 38 paraqitje me Eintracht./KlinaPress/