Connect with us

Sport

Matthijs de Ligt realizon golin e parë në fanellën e Juves, por në portën e vetë

Published

on

Korporata Energjetike e Kosovës Banners

Interi ka kaluar në epërsi gjatë përballjes që po e zhvillojnë ndaj Juventusit në International Champions Cup.

Nerazzurët kaluan në epërsi ndaj rivalit nga Serie A, fal auto-golit të shënuar nga Matthijs de Ligt në minutën e dhjetë.

Mbrojtësi holandez e futi topin në rrjetën e skuadrës së tij, pas rivënies nga këndi që e ekzekutoi anëtari i Interit.

KESCO

Kjo është miqësorja e tretë për skuadrën nga qyteti Milanos, pasi ka shënuar fitore 1-2 ndaj Lugfanos dhe ka humbur 1-0 ndaj Manchester Unitedit.

Nga ana tjetër, për Juventusin është miqësorja e dytë, pas humbjes 2-3 nga Tottenham Hotspuri. /KlinaPress/