Sporti/Ndërkombëtarë
MATUIDI BËHET LOJTARI I DYTË I JUVENTUSIT ME KORONAVIRUS

Juventusi ka njoftuar të martën mbrëma se Blaise Matuidi është lojtari i dytë i klubit që ka dalë pozitiv në testet për koronavirus.
I pari ishte Daniele Rugani, që ka njoftuar se është mirë me shëndet.
“Blaise Matuidi i është nënshtruar testeve mjekësore që kanë treguar se ai është prekur nga koronavirusi COVID – 19”, thuhet në njoftim të klubit të madh italian.
“Lojtari prej 11 marsit është në izolim vullnetar në shtëpinë e tij. Do të vazhdojë monitorimi i tij, ndërsa ai do t’iu përmbahet rregullave. Ai është në gjendje të mirë”.
Rugani ishte lojtari i parë i Serie A i infektuar me koronavirus. Ai doli pozitiv më 11 mars, ndërsa më pas 121 anëtar të Juventusit u izoluan.
Tashmë lojtarë të Sampdorias dhe Fiorentinas janë me koronavirus. Italia është prej vendeve më të goditura nga kjo pandemi./KlinaPress./