Connect with us

Lajmet/Botë

Mbi 5 milionë raste infektimi me Covid-19 në botë, më shumë se 329 mijë të vdekur

Published

on

mbi-5-milione-raste-infektimi-me-covid-19-ne-bote,-me-shume-se-329-mije-te-vdekur
COVID-19

Më shumë se 5 049 390 raste infektimi dhe 329 799 të vdekur janë regjistruar sot në 196 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i përhapjes së koronavirusit.

Ndër këto raste, të paktën 1 867 800 sot konsiderohen të shëruar.

Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 4 563 vdekje të reja dhe 106 338 raste infektimi në mbarë botën.

KESCO

Vendet që kanë regjistruar më shumë vdekje të reja në 24 orët e fundit janë SHBA me 1 280 Brazili me 888 dhe Meksika me 424.

Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 82 967 raste, përfshirë 4 634 vdekje dhe 78 249 të shëruar. 2 raste të reja infektimi u njoftuan midis të mërkurës dhe të enjtes.

Në numër rastesh, SHBA është vendi më i prekur, me 1 562 714 raste infektimi të regjistruara zyrtarisht, duke përfshirë 93 863 vdekje dhe 294 312 të shërime.

Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë, Britania e Madhe me mbi 36 042 vdekje për 250 908 raste, Italia me 32 486 vdekje për 228 006 raste Franca me 28 215 vdekje për 181 826 raste dhe Spanja me 27 940 të vdekur për 233 037 raste./KlinaPress./

Europa – 1 963 531 raste (170 776 viktima).

SHBA dhe Kanadaja – 1 643 991 raste (100 087 viktima).

Amerika Latine dhe Karaibet – 617 811 raste (34 049 viktima).

Azia – 401 458 raste (13 183 viktima).

Lindja e Mesme – 315 935 raste (8 519 viktima).

Afrika – 98 237 raste (3 057 viktima).

Oqeania – 8 435 raste (128 viktima).