Sport
Mbyllen pjesët e para në dy takimet e Superligës

Në kuadër të javës së 19-të në elitën e futbollit kosovar janë duke u zhvilluar dy takime mjaftë interesante, shkruan Gazeta inFokus.
Llapi dhe Feronikeli pas 45 minutave të parë janë duke luajtur baras 1-1, ndërsa Prishtina është duke triumfuar si mysafire e Drenicës me rezultat 2-0.
Golin për llapjanët e ka shënuar Ersil Ymeraj në minutën e 13’, ndërsa për ‘industrialistët’ rezultatin 1-1 e barazoi Ilir Berisha.
Nga ana tjetër golat për Prishtinën i realizuan Otto John dhe Ergyn Ahmeti./KlinaPress./