Reperi i njohur shqiptar, Getoar Selimi, feston sot (e mërkurë) ditëlindjen e tij të 37-të.

Me këtë rast, ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e tij.

Ndërkohë, një nga urimet më të sinqerta, reperi nga Prishtina e ka pranuar nga bashkëshortja e tij, prezantuesja Marina Vjollca.

KESCO

Kjo e fundit ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi shumë të ëmbël të çiftit, ku shfaqen teksa i dhurojnë një puthje njëri-tjetrit në perëndimin e diellit.

Në mbishkrimin e fotografisë, ajo i bënë atij një dedikim të veçantë, duke iu referuar me fjalët se ai do të thotë “e gjithë bota për të”.

“Urime ditëlindjen për dashurinë e jetës! Burri im, shoku im, gjithçka e imja…ti do të thotë bota për mua”, kanë qenë fjalët e Marinës.

Ndërkohë, nuk kanë munguar edhe urimet e shumta nga ana e fansave në hapësirën për komente. /KlinaPress/