Reperi i njohur shqiptar, Gashi, arriti në mbrëmjen e së premtes në Aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari”.

Pas arritjes në vendlindje, ai u nis drejt Parkut të Gërmisë, aty ku po mbahej nata e parë e festivalit “Sunny Hill”.

Me të shkuar atje, Gashi është takuar me miken e tij, artisten shqiptare të famshme ndërkombëtarisht, Dua Lipa.

KESCO

Ai ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi nga mbrëmja e djeshme, duke treguar momentet e këndshme që ka kaluar në “Sunny Hill”.

Gashi në festivalin “Sunny Hill” (Foto: Telegrafi)

Në natën e parë të “Sunny Hill” kënduan emra të njohur, gjersa mbrëmja u përmbyll me super yllin botëror, Miley Cyrus. /KlinaPress/

Miley Cyrus në Prishtinë (Foto: Telegrafi)