Connect with us

Sport

Menaxheri i Coutinhos: Philippe e ka zemrën në Liverpool

Published

on

COVID-19

Menaxheri i Philippe Coutinhos ka thënë se mesfushori atakues i Barcelonës nuk do ta marrë parasysh kalimin të asnjë klub i Premierligës përveç Liverpoolit, duke ditur afërsinë dhe lidhjen që e ka me klubin nga Merseyside.

Për brazilianin është përfolur se mund të kalojë në Manchester United dhe Chelsea apo Liverpool, por menaxheri i tij Kia Joorabchian beson se nëse Coutinho do të kthehej në Premierligë, do ta bënte vetëm për t’iu ribashkuar të kuqve, transmeton Gazeta Express.

Ai e hodhi poshtë kalimin e mundshëm të Coutinhos në Manchester United, edhe pse e pranoi se është një klub shumë i madh.

KESCO

“Manchester Unitedi është klub i madh. Unë kam lojtarë që luajnë aty dhe kam shumë respekt për të, por sa i përket Coutinhos, do të ishte tejet e vështirë apo gati e pamundur”, tha ai.

“Do të ishte shumë e vështirë për Philippe të luajë për rivalët e Liverpoolit, sepse ai ka një afërsi të madhe me Liverpoolin. Koha e tij atje ishte fantastike. Zemra e tij është në Liverpool”, shtoi ai. /KlinaPress./