Connect with us

Sport

Messi ishte një prej arsyeve pse Griezmann e refuzoi Barcelonën në vitin 2018

Published

on

Korporata Energjetike e Kosovës Banners

Antoine Griezmann më në fund e ka kompletuar transferimin te Barcelona nga Atletico Madridi, disa javë pasi e kishte konfirmuar largimin nga Los Cholchoneros.

Sulmuesi francez lidhej me një kalim te skuadra katalunase që nga vera e vitit 2018, e që në këtë verë më në fund e realizoi transferimin.

Por, në vitin 2018, Griezmann e kishte shansin që të kalonte në Camp Nou, mirëpo e kishte refuzuar ofertën e tyre, madje duke rinovuar kontratën me skuadrën nga qyteti i Madridit me një klauzolë prej 120 milionë eurosh.

KESCO

“Ishte e vështirë të refuzohej Barca? Po, ishte shumë e vështirë”, kishte thënë fituesi i Kupës së Botës për Four Four Two në nëntor të vitit 2018.

Antoine Griezmann dhe Gerard Pique (Foto: Barcelona FC/Twitter)

“Keni Barcën që ju kërkon, ju telefonon, ju dërgon mesazhe. Por, e keni edhe skuadrën tjetër ku jeni shumë i rëndësishëm dhe ndërton një skuadër përreth jush”.

“Pa vetëdije, do të jeni pjesë e projekteve të Messit dhe jo tuajat. Por shokët e skuadrës dhe njerëzit e klubit (Atletico) bënë gjithçka, ata erdhën të flisnin me mua, ata rritën pagën time”, ka thënë më tej francezi.

Ai do ta ketë të vështirë ta zë edhe vendin e titullarit, pasi aty do të konkurrojë me Ousmane Dembelen dhe Philippe Coutinhon, ndoshta edhe me Neymarin. /KlinaPress.com/