Connect with us

Sport

Migjen Basha konfirmon pensionimin nga Kombëtarja: Dua të falënderojë nga zemra të gjithë, ka ardhur koha për lojtarë të rinj

Published

on

COVID-19

Mesfushori Migjen Basha ka konfirmuar sot (e enjte) pensionimin nga Kombëtarja e Shqipërisë pas plot viteve të luajtura me fanellën kuqezi.

Çdo fillim ka edhe fundin e vet. Kështu ka ndodhur edhe me mesfushorin shqiptar nga Kosova, Migjen Basha.

Basha ka vendosur t’i jap fund futbollit të luajtur me kombëtaren shqiptare në moshën 32-vjeçare, pas shumë viteve me fanellën kuqezi.

KESCO

Sipas tij, koha tani është t’i kushtojë më shumë kohë familjes dhe lojtarët e rinj të luajnë me kombëtaren.

Postimi pa ndërhyrje i Migjen Bashës:

Mendojë qe ka ardhur momenti i duhur per mua qe ti dedikoj me tepër kohë familjes time.

Por në të njëjtën kohë, ti japim mundësinë dhe lojtarëve më të rinj të kenë më tepër hapësira në ekipin kombëtar.

Dua te falenderojë nga zemra te gjithë lojtarët e ekipit kombëtar, shokët e miqte e mi gjatë këtyre viteve.

Falenderoj stafin teknik te ekipit kombëtar dhe Federatën Shqiptare te Futbollit per mundësinë

/KlinaPress/