Connect with us

Sporti/Ndërkombëtarë

Milan i ofron kontratë të re yllit të skuadrës

Published

on

TEB Banka në Kosovë

Milani i ofron kontratë të re Romagnolit.

Gazeta italiane, Gazzetta dello Sport, raporton se Milani po shpreson t’ia rinovojë kontratën kapitenit të skuadrës, Alessio Romagnolit.

Qendërmbrojtësi ka kontratë deri në qershor të vitit 2022, mirëpo gazeta italiane pretendon se kuqezinjtë po shpresojnë t’i shmangin problemet në të ardhmen duke ia zgjatur kontratën Romagnolit, transmeton Gazeta Express.

KESCO

Në një periudhë kur ka pasur ndryshime të shumta në kampin e Milanit, e ardhmja duket e sigurt për ish-mbrojtësin e Romës, i cili mund të luajë edhe në pozitën e mbrojtësit të krahut të majtë kur ka nevojë.

Gazzetta dello Sport pretendon se negociatat me Romagnolin, klientin e agjentit Mino Raiola, do të fillojnë në muajt e ardhshëm, pasi që 25-vjeçari e ka fituar këtë kontratë duke u bërë njëri ndër lojtarët kyç në San Siro.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, llogarit shumë në italianin, i cili ka qenë njëri ndër figurat kryesore për kuqezinjtë këtë sezon.

Ai ka luajtur në gjithsej 181 ndeshje, duke kontribuar me shtatë gola dhe një asist që nga transferimi i tij nga Roma për 25 milionë euro në gusht të vitit 2015./KlinaPress./

Radio Taxi Roberti Banners
Radio Taxi Roberti Banners