Sport
Milani afër transferimit të Matias Zaracho

Milani duket se nuk e ka përfunduar ende afatin kalimtar, pasi është shumë afër ta afrojë dhe një mesfushor.
Skuadra italiane është afër ta transferojë mesfushorin e Racing Club, Matias Zaracho, bën të ditur Calciomercato.com
Rossonerët po e shesin Andre Silvan te Monacon, derisa paratë që do t’i përfitojnë, po i investojnë në mesfushorin 21-vjeçar.

Matias Zaracho (Foto: Marcelo Endelli/Getty Images/Guliver)
Milani po refuzon që t’i paguajë 25 milionë euro për Zarachon, aq edhe sa është klauzola e tij, e që po tentojnë ta ulin atë.
Mesfushori argjentinas pritet që të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me Milanin, e që marrëveshja mund të mbyllet në javën e ardhshme. /KlinaPress/