Sporti/Ndërkombëtarë
MILANI I GJEN ALTERNATIVAT E DONNARUMMAS

Portieri italian pritet të largohet nga “Rossoneri” në fund të këtij sezoni dhe “Rossoneri” i kanë tashmë në opsion dy pasardhësit e tij të mundshëm.
Milani është i përgatitur për ta humbur Gianluigi Donnarumman gjatë verës që vjen.
Portieri italian mund të transferohet në Juventus ose Paris Saint-Germain.
Për këtë, “Rossoneri” po e kërkojnë zëvendësuesin e përfaqësuesit italian.
Portali “Calciomercato” shkruan se gjiganti italian ia ka vënë syrin portierit të Torinos, Salvatore Sirigu.
Ndërkohë, Kuqezinjtë e kanë në opsion edhe portierin e Napolit, Alex Meret.
Donnarumma e ka edhe një vit kontratë me Milanin, por klubi italian mund të vendosë ta shesë atë para se të bëhet lojtar i lirë pas një viti. /Express/