Connect with us

Sport

Milani ofron 20 milionë euro për Taisonin e Shakhtarit

Published

on

PEX HOST 728×90

Milani thuhet se ka bërë një ofertë 20 milionë euro për anësorin e Shakhtar Donetsk, Taison.

Sipas ekspertit të transferimit, Matteo Pedrosi, Rossonerët po punojnë në transferimin e anësorit brazilian dhe kanë paraqitur një ofertë.

Pedrosi paralajmëron se Shakhtar është ende duke pritur për 30 milionë euro, vlera e klauzolës së tij të lirimit, por vëren se kuqezinjtë po përpiqen të negociojnë një çmim më të ulët.

KESCO

Pavarësisht se është 31 vjeç, sulmuesi luan për kombëtaren e Brazilit, gjersa ka bërë tetë paraqitje, e që cilësohet si një burim i frytshëm i asistimeve, duke shënuar 74 gola në 242 paraqitje. /KlinaPress/