Connect with us

Sport

Milani rivalizon Arsenalin për Upamecanon

Published

on

Princ Caffe Banners

Dayot Upamecano është njëri nga qendërmbrojtësit më të talentuar në Evropës.

Reprezentuesi francez ka shkëlqyer me fanellën e Red Bull Leipzig në dy vitet e fundit në Bundesliga.

Por paraqitjet e mira në Kampionatin Evropian U21 kanë bërë që interesim për të të shfaqin skuadrat e mëdha evropiane.

KESCO

Arsenali është prej kohësh duke e përcjell lojtarin dhe po mendon transferimin e tij këtë verë.

Dayot Upamecano. (Photo by Octavio Passos/Getty Images)

E së fundmi në garë për të është futur edhe gjiganti italian Milan, që gjithashtu kërkon transferimin e tij.

La Gazzetta dello Sport ka shkruar se Rossonerët e vlerësojnë shumë yllin francez dhe janë gati të shpenzojnë rreth 35 milionë euro për të.

20-vjeçari ka shprehur gatishmërinë e tij për tu larguar nga Leipzig për një skuadër më të madhe evropiane. /KLINAPress/