Connect with us

Sport

Milani shpreh ngushëllime për vdekjen e Florijana Ismailit

Published

on

Princ Caffe Banners

Milani e ka shfrytëzuar llogarinë e vet në rrjetin social Tëitter për t’u shprehur ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të futbollistes me origjinë shqiptare, Florijana Ismailit, e cila u gjet e vdekur të martën pasdite në fund të liqenit ku ishte zhdukur para tri ditëve.

Trupi i pajetë i futbollistes shqiptare të Zvicrës dhe Young Boys, Florijana Ismailit, u gjet dhe u tërhoq dje nga Liqeni Como në Itali, tri ditë pasi ajo u raportua e zhdukur nga mikja e saj, transmeton Gazeta Express.

Ajo u gjet në një thellësi prej 204 metrave, jo larg vendit ku ishte zhdukur në Liqenin Como në Itali. 24-vjeçarja me origjinë shqiptare ishte futur në ujë në liqenin Como të shtunën pasdite duke mos u rishfaqur më.

KESCO

“Me zemër të rënduar po e dëgjojmë lajmin për vdekjen e futbollistes zvicerane Florijana Ismaili. U shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së saj, shoqërisë dhe klubit të saj Young Boys në këto kohëra të vështira”, shkruhet në deklaratën e lëshuar nga Milani.

AC Milan

@acmilan

It is with a heavy heart that we hear of the passing of Swiss player Florijana Ismaili. Our deepest condolences go to her family, friends and @BSC_YB at this saddest of times.

Rest In Peace ❤ https://twitter.com/BSC_YB/status/1146132881758142469 

@BSC_YB

YB hat in Absprache mit der Trauerfamilie die schmerzhafte Pflicht, über den Hinschied von Florijana Ismaili zu informieren. Wir sind sehr bestürzt und tief betroffen. Wir werden Florijana in dankbarer Erinnerung behalten.https://www.bscyb.ch/news?nID=11497 #BSCYB #EINHERZFÜRFLORIJANA

View image on Twitter
Pas lajmit për gjetjen e trupit të Ismailit reagoi edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili tha: “Ky është një moment tmerrësisht mërzitës për të gjithë komunitetin e futbollit, veçanërisht në një kohë kur ne jemi grumbulluar për Kupën e Botës të vajzave”.

Ismaili, e lindur në Bern nga prindër shqiptarë, më 2014 debutoi në ekipin kombëtar të Zvicër dhe që prej atëherë i zhvilloi 33 ndeshje. /KlinaPress.com/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *