Connect with us

Sport

Milani shpreson ta transferojë Diazin nga Reali

Published

on

COVID-19

Milani është duke tentuar që në minutat e fundit të afatit kalimtar ta bëjë edhe një transferim.

Skuadra italiane thuhet se po tenton që ta transferojë Brahim Diazin nga Real Madridi, pasi spanjolli nuk është në planet e Zinedine Zidanes.

Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, Rossonerët e duan transferimin e sulmuesit të talentuar, pasi marrëveshja me Angel Correan ka dështuar.

KESCO

Milani tentoi ta transferonte anësorin e skuadrës madrilene, mirëpo shuma prej 45 milionë eurosh ishte e lartë për ta.

Mediumi italian bën të ditur se Milani do ta transferojë sulmuesin spanjoll në formë huazimi, por pa të drejtë blerje. /KlinaPress/