Sport
Milanit po ia marrin yllin e madh

Monaco ka bërë ofertë për të nënshkruar mesfushorin e Milanit, Franck Kessie raporton Calcio Mercato.
Raportohet se ekipi francez ka paraqitur një ofertë prej 23 milion € por kjo nuk ka arritur më shumë se vlerësimi i lojtarit prej 30 milion €, përcjell KlinaPress.

Monaco do të duhet të veprojë shpejt nëse duan të sigurojnë nënshkrimin e yllit të Bregut të Fildishtë para mbylljes së dritares./KlinaPress/