Connect with us

Rajoni

Ministrat e BE japin dritën jeshile për negociatat, Basha: Tani gjithçka është në dorën tonë

Published

on

Shell Banners

Në një postim në Twitter, kryetari i PD, Lulzim Basha ka shkruar se vendet anëtare të BE, kanë dëshmuar sot se e mbështesin Shqipërinë në hapjen e negociatave.  Basha ka vlerësuar vendimin e ministrave të Bashkimit Evropian për t’i hapur dritën jeshile çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Postimi:BE

Vendet anëtare të BE-së dëshmuan sot se e mbështesin Shqipërinë dhe shqiptarët me shprehjen e vullnetit për të hapur negociatat. Tani gjithçka është në dorën tonë për të përmbushur të gjithë kushtet e vendosura për nisjen e tyre.

KESCO

Ministrat e Jashtëm të Bashkimin Europian kanë arritur sot marrëveshjen politike për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Lajmi është konfirmuar nga Komisioneri për zgjerimin Oliver Varleyi.

Me anë të një postimi në Twitter komisioneri shkruan se është shumë i lumtur për një lajm të tillë dhe se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian.

“Shumë i lumtur që # vendet anëtare të BE-së sot arritën marrëveshje politike për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me #Albania dhe #North #Macedonia. Unë i uroj me gjithë zemër të dy vendet. Ky gjithashtu është një mesazh i qartë për Ballkanin Perëndimor: E ardhmja juaj është në BE”, shkruan komisioneri për zgjerimin./KlinaPress./