Connect with us

Lajme

Ministri Bytyqi kërkoi zbatimin e vendimit për rritjen e numrit të studentëve të rinj në mjekësi

Published

on

Princ Caffe Banners

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur në takim anëtarin e Këshillit Drejtues të UP-së, Ujkan Bajra, prorektorët Hysen Bytyqi dhe Merita Koçnaj- Berisha, si dhe dekanen e Fakultetit të Mjekësisë, Suzana Manxhuka.

Gjatë këtij takimi u bisedua lidhur me situatën e krijuar për regjistrimin e studentëve në Fakultetin e Mjeksësisë për vitin e ri akademik 2019/2020.

Sipas njoftimit për media Bytyqi tha se UP, përkatësisht Fakulteti i Mjeksësisë, duhet që sa më parë të implementojnë vendimin e MAShT-it lidhur me rritjen e numrit të studentëve të rinj në dy drejtime të këtij fakulteti.

KESCO

Sipas komunikatës ministri Bytyqi kërkoi që sa më parë të fillojë së zbatuari vendimi, ndërsa përfaqësuesit e UP-së dhe FM-së u shprehën të gatshëm të respektojnë vendimin e MAShT siç është e paraparë ne vendim./KlinaPress/