Connect with us

Lajme

Ministri Zemaj paralajmëron ashpërsim të masave

Published

on

ministri-zemaj-paralajmeron-ashpersim-te-masave
PEX HOST 728×90

Zemaj paralajmëron ashpërsim të masave antiCOVID-19.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka mbajtur sot një konferencë për media, ku ka paralajmëruar ashpërsim të masave antiCOVID-19.

Sipas tij, konform legjislacionit në fuqi, do të ketë gjoba për të7 gjithë ata që nuk respektojnë masat, transmeton Klan Kosova.

KESCO

“Edhe kur kam marrë mandatin si Ministër i Shëndetësisë, në kohën kur ka filluar lirimi i masave, kam qenë i vetëdijshëm se do të ketë rritje të rasteve të infeksionit. Kam qenë i vetëdijshëm edhe për presionin që do të ketë nga dikastere të ndryshëm për hapje”.

“Kemi qenë të vendosur të ruajmë shëndetin publik, por paralelisht edhe atë ekonomik e mental. Sigurisht po të ktheheshim në atë izolim do të kishte një situatë krejt ndryshe. Por kemi provuar të ruajmë shëndetin publik karshi atij ekonomik e mental”.

“Në vazhdimësi kam bashkëpunuar me ekspertët shëndetësorë dhe institucionet përkatëse. Përkundër masave, kemi marrë në ditët e fundit që nuk janë respektuar ato”.

“Derisa Bashkësia Islame e Kosovës ka respektuar masat, për çfarë e falënderoi, në sektorin e gastronomisë dhe nga shumica e qytetarëve nuk janë respektuar masat. Isha dëshmitar në terren dhe kam marrë me mijëra mesazhe nga qytetarët e shqetësuar”.

“Përballë kësaj situate jemi të detyruar të ashpërsojmë masat. Do të koordinojmë veprimet me Policinë e AVUK-un dhe prokurorin e shtetit. Për të marrë masat konform legjislacionit”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *