Connect with us

Lajme

MJEKËT KOSOVARË KËRKOJNË TË LIROHET NGA BURGU INFEKTOLOGU ILIR TOLAJ, IU DUHET NDIHMA E TIJ

Published

on

COVID-19

Një iniciativë të pazakontë e kanë nisur mjekët kosovarë. Ata po kërkojnë nga institucionet e Kosovës që ta lirojë nga burgu mjekun e dënuar me burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare, Ilir Tolajn.

Gazeta inFokus merr vesh se tashme disa mjek kanë propozuar që të lirohet nga burgu doktori Ilir Tolaj i cili sipas tyre vlerësohet të jetë infektolog shumë i mirë.

Në kushte anonimitet një mjek ka thënë se ai duhet të lirohet nga burgu sepse i duhet vendit në këtë kohë.

KESCO

“Ilir Tolaj është një nga Infektologet më të mirë në vend. Pasi Qeveria e ka shpallur gjendjen e  jashtëzakonshme emergjente për shëndetin publik, ai duhet të lirohet që të kontribuoj në sektorin e shëndetësisë. Ne jemi kolegë te tij dhe e njohim punën e tij. Kemi nevojë për të”, ka thënë për gazetën inFokus.

Me 15 mars Qeveria e Kosovës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme emergjente për shëndetin publik.

Kjo masë u mor pasi në Kosovë shkoi numri në 9 i të prekurve nga virusi korona.

Kjo bërë që edhe disa mjek të pensionuar të dalin në punë pasi që Kosova ka një numër të vogël të Infektologeve, sipas të dhënave zyrtare të shërbimit spitalor në Kliniken infektive ka: Personel Mjekësor- specialistë 19

Personel Infermier/e 69, me gjithsej 88.

Kujtojmë që me 5 shkurt Gjykata e Apelit shpall fajtor, Ilir Toljan dhe e ka dënuar me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 3 vjetësh me akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare./inFokus/

AKTIV PRESS