Connect with us

ShowBiz

Modelja kosovare pjesë e sfilatës “Prada”

Published

on

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit

Revista e njohur britanike Telegraph shkruan për modelen shqiptare 22-vjeçare Sihana Shalaj.

Revista e njohur britanike Telegraph shkruan për modelen shqiptare 22-vjeçare Sihana Shalaj, e cila ka spikatur në sfiliten e markës prestigjoze Prada, transmeton albinfo.ch.

Thuhet se ylli më i ri i pistës së Prada-s, tani e quajtur si mbretëresha e Kosovës, po i habit të gjithë për mënyrën e pamjes karizmatike të saj, shkruan revista Telegraph.

KESCO

Ajo është një fytyrë e re, e rezervuar, nervoze, e paparë ndonjëherë, shkruhet për modelen shqiptare, Sihana Shalaj.

Kjo revistë shkruan se shfaqja e sezonit pranverë – verë 2020 në Javën e Modës në Milano ishte shumë e veçantë, dhe pa dyshim që këtë veçanti e dha modelja Sihana Shalaj, një 22-vjeçare me origjinë nga Kosova që kaloi një pjesë të fëmijërisë së saj të hershme në një kamp refugjatësh në Shqipëri pas shpërthimit të luftës më 1998.

Sihana është një emër premtues në fushën e modës dhe tashmë ajo ka nënshkruar një kontratë me kompaninë e njohur Prada në Britaninë e Madhe.

Falë pamjes së saj të pazakontë dhe stilit të veçantë androgjen, ajo bëri hyrjen në skenën prestigjioze duke i habitur të gjithë me pamjen dhe prezantimin e saj të veshjeve./KlinaPress./