Ky është momenti kur policët amerikanë fillojnë ta qëllojnë me armë zjarri, burrin që vrau nëntë persona në Ohio dhe plagosi 27 tjerë.

Vrasësi i identifikuar si Connor Betts, 24-vjeç, kishte hapur zjarr në një zonë të frekuentuar në Dayton, Ohio, ku pas intervenimit të policisë është qëlluar për vdekje, transmeton Telegrafi.

Shefi i policisë së Dayton, Richard Biehl, ka deklaruar se zyrtarët policorë që po patrullonin në Oregon pak minuta para se të mbylleshin lokalet e natës, filluan të vrapojnë me gjithë forcën në drejtim të personit që kishte shtënë mbi civilët me pushkë automatike.

KESCO

“Zyrtarëve policorë nuk u janë dashur më shumë se 20 sekonda që ta lokalizojnë dhe neutralizojnë personin që shtinte mbi masën me pushkë automatike”, ka shtuar Biehl.

E pamjet e publikuara më poshtë nga policia e Dayton, shfaqin qytetarët e shumtë duke vrapuar në të gjitha anët për t’i shpëtuar plumbave, ku më pas policia intervenon duke e neutralizuar sulmuesin. Aty shihet Betts që kishte veshur jelek anti-plumb dhe po ndiqte me pushkë në dorë qytetarët. /KlinaPress/