Connect with us

Sporti/Ndërkombëtarë

MOSMARRËVESHJE MES INTERIT DHE BARCELONËS RRETH LOJTARËVE

Published

on

Schengen Visa

Interi dhe Barcelona kanë mospajtime se cilët lojtarë t’i përfshijnë në një marrëveshje të mundshme për Lautaro Martinezin, sipas gazetës italiane Tuttosport.

Për sulmuesin argjentinas të Interit është përfolur vazhdimisht se do t’i bashkohet kampionit spanjoll në afatin e verës, sepse dëshiron të luajë përkrah bashkatdhetarit të vet Lionel Messi.

Por media të ndryshme kanë shkruar se Barça nuk është e gatshme ta paguajë klauzolën e lirimit të Martinezit, e cila ka shifrën 111 milionë euro, dhe mund të aktivizohet vetëm në dy javët e para të korrikut.

KESCO

Prandaj, Barcelona dëshiron t’ia ofrojë Interit disa lojtarë në këtë marrëveshje, për ta ulur çmimin. Mendohet se ia ka ofruar Arturo Vidalin, Ivan Rakiticin dhe Rafinhan.

Interi, megjithatë, nuk është i kënaqur me opsionet, sepse do të dëshironte lojtarë më të rinj në moshë.

Sipas Tuttosportit, zikaltrit i dëshirojnë Arthurin apo Carles Alenas dhe mbrojtësin Jean-Clair Todibo në çfarëdo marrëveshje për Martinezin. /Express/