Connect with us

Lajme

Mospastrimi i listave, problemi kyç gjatë zgjedhjeve

Published

on

Schengen Visa

Kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka, në prag të zgjedhjeve nacionale në një intervistë për “Zërin” ka deklaruar se krijimi i një reforme zgjedhore është i domosdoshëm, mirëpo sipas saj partitë politike në vazhdimësi nuk e kanë pasur në agjendë riformimin e procesit zgjedhor.

Daka gjithashtu ka deklaruar se listat e votuesve shihen si problem pasi që dikush po i keqpërdor ato duke votuar në emër të të vdekurve.

Zëri: A vazhdon të jetë problem mospastrimi i listave dhe cilat probleme të tjera evidentohen gjatë mbajtjes së zgjedhjeve?

KESCO

Daka: Listat e votuesve shihen si problem, edhe pse unë gjithmonë e kam përsëritur që emrat e personave të vdekur janë aty, por e kam thënë edhe një herë që të vdekurit nuk mund të votojnë vetë, pra dikush i keqpërdor dhe voton në emër të tyre. Kjo çështje nuk mund të zgjidhet vetëm nga KQZ-ja. Duhet të merren një varg vendimesh, duhet të ketë reformë zgjedhore në atë drejtim dhe natyrisht që lista e votuesve është pronë e Agjencisë për Regjistrim Civil dhe ata janë bartës të kësaj liste. KQZ-ja vetëm e shfrytëzon listën në momentin kur shpallen zgjedhjet.

Zëri: Cili është mesazhi juaj për qytetarët kosovarë në prag të zgjedhjeve?

Daka: Qytetarët i uroj për këto zgjedhje. Uroj që zgjedhjet të jenë të drejta, demokratike dhe shpresoj se do t’i zgjedhin ata që mendojnë se janë më të mirët. Partive politike u uroj sukses dhe nga partitë politike në emër të KQZ-së kisha kërkuar që sikur deri më tani ta respektojnë Kushtetutën e vendit, ligjet në fuqi dhe rregullat zgjedhore, si dhe të luajnë drejt në ditën e zgjedhjeve./KlinaPress/