Connect with us

Lajme

Moti në ditën e parë të muajit shtator, parashikimi sipas IHMK

Published

on

GorenjeKosova

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, dita e parë e muajit shtator do të vazhdojë me kushte të ngjashme meteorologjike.

Po sipas IHMK-së, muaji gusht u përmbyll me temperatura të larta dhe me deficit të reshjeve, përjashtuar rajonin e Pejës ku atje në intervale të shkurta kohe u regjistruan rekorde të reshjeve me mbi 80mm, derisa në pjesët tjera, sidomos në rrafshin e Kosovës nuk u regjistruan reshje të mjaftueshme, nga 25-30mm.

“Për nesër temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në noftimin e IHMK-së. /KlinaPress/

KESCO