Connect with us

ShowBiz

Mozzik: Urime vajza ime ditëlindjen, kur të rritesh do kuptosh shumë gjëra

Published

on

Mëso shqip – MDIS

Ditën e sotme (e mërkurë), vajza e reperit nga Ferizaj, Mozzik dhe ish-bashkëshortes së tij, Loredana Zefi, feston njëvjetorin e lindjes.

Përveç urimit prekës të Loredanës, një të tillë së fundmi e ka bërë edhe reperi shqiptar.

Ai ka publikuar një fotografi të vajzës në llogarinë e tij personale, InstaStory, ndërsa zgjedh fjalët më të bukura për të bijën.

KESCO

Mozzik uron vajzën e tij në njëvjetorin e lindjes (Foto: Instagram)

“Sa shpejt shkuan një vjet. Urime vajza ime datëlindjen tënde, ti sot nuk më kupton në këtë urim sepse je e vogël, por kur do rritesh dashtë zoti do i lexosh e kuptosh shumë gjëra”.

Në anën tjetër, Lori ka shkruar për vështirësitë që ka hasur gjatë këtij viti, duke u ballafaquar me sëmundjen e të ëmës, babait e në fund edhe me ndarjen nga Mozzik.

Ajo po ashtu flet edhe për veten si një nënë beqare dhe thotë se në vitin 2020 edhe Hana do jetë në çdo koncert me të.

Ndërkohë, dyshja u distancuan para disa muajve dhe tani po vazhdojnë ndaras edhe në mbrëmje muzikore megjithëse ishin së bashku në çdo vend. /KlinaPRESS./