Sport
MSG, treshja e 100 golave

Barcelona ka treshe të re. Nga MSN e MSD, Barça nga sezonin 2019/20 do të ketë në fushë treshen MSG, Messi, Suárez dhe Griezmann, një treshe sulmuese që premton shumë gola.
Sido që të jetë, me Griezmannin tashmë të zyrtarizuar, MSG është gati për startin e sezonit. Nëse i bëjmë bashkë golat e tyre të shënuar në tri sezonet e fundit, kapin shifrat 97 në edicionin e fundit, 105 në edicionin 2017/18 dhe 117 në sezonin 2016/17.
Shifrat më të mëdha janë regjistruar në sezonin 2015/16, kur Messi kishte realizuar 41, Suárez 59 dhe Griezmann 32 – mes tyre në total 132, çka do të thotë se me bërjen bashkë të MSG, të paktën 100 gola tashmë janë të garantuar.
Rekordi i MSN-së (Messi-Saurez-Neymar)
Ata thyen rekordin e tyre, pasi kishin realizuar më parë 122 gola, derisa para se të bëheshin bashkë MSN, rekordin e mbante treshja e Realit, Cristiano, Higuaín dhe Ronaldo në sezonin 2011/12 me 118 gola.
MSN është konsideruar si treshja më e frikshme në histori të futbollit, por duke parë statistikat e MSG – atëherë priten të tjera rekorde nga treshja e re e Barcelonës./KlinaPress/