Connect with us

Lajme

MTI: S’ka asnjë marrëveshje për shërbimet funerale

Published

on

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) me anë të një sqarimi bën të ditur se nuk ka asnjë marrëveshje mes BIK-ut, Komunës së Prishtinës dhe MTI lidhur me shërbimet e funeraleve.

Dje, kompanitë funerale akuzuan BIK-un për monopol në kryerjen e shërbimeve të funeraleve, shitjen e arkivoleve dhe dërrasave të ndryshme.

Mirëpo, MTI thotë se nuk ka asnjë marrëveshje të tillë mes tyre, BIK-ut dhe Komunës së Prishtinës lidhur me shërbimet e funeraleve.

KESCO

“Sqarim nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) lidhur me raportimet në media, të datës 30.08.2019, për marrëveshjen ndërmjet Komunës së Prishtinës, Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) dhe MTI-së për shërbimet funerale.

Përmes këtij sqarimi Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e informon publikun së nuk ka asnjë marrëveshje të tillë mes BIK-ut, Komunës së Prishtinës dhe MTI lidhur me shërbimet e funeraleve, siç është raportuar sot në media elektronike.

Shërbimet e tilla nuk rregullohen në fushë veprimtarinë e MTI-së dhe as nuk janë kompetencë e saj. Andaj ky mund të jetë ndonjë gabim teknik nga ana e mediave raportuese sa i përket përfshirjes së MTI-së”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë./KlinaPress/