Connect with us

Lajme

Mustafa takohet me ambasadorin Kosnett

Published

on

SIGMA Banners

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa do të pres në takim sot ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett.

Mustafa dhe Kosnett do të takohen në selinë e LDK-së në orën 11:00, ka njoftuar zyra për media e LDK-së.Në njoftimin për media nuk është bërë e ditur tema e këtij takimi, ndërsa është thënë se pas takimit do të lëshojnë komunikatë për media.

Ky takim është i pari pas rizgjedhjes së Isa Mustafës në krye të LDK-së. Mustafa u rizgjodh në postin e të parit të LDK-së të shtunën, ndërkaq zgjedhja e tij është bërë me aklamacion./KlinaPress/

KESCO