Connect with us

Lajme

Mustafa: Zgjedhje të vërteta janë vetëm ato, për fatin e të cilave vendosin qytetarët dhe jo koalicionet parazgjedhore

Published

on

Schengen Visa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook ka thënë se nga sot fillon gara e vërtetë se kush nga partitë apo edhe koalicionet do të kenë përkrahje më të madhe qytetare.

Madje, ndonëse kishte tentuar një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, pas dështimit, Mustafa ka shkruar se “zgjedhje të vërteta janë vetëm ato, për fatin e të cilave vendosin qytetarët dhe jo koalicionet parazgjedhore”.

Gjithsesi, ai ka treguar se beson në një koalicion të tillë, por tanimë pas zgjedhjeve.

KESCO

“Bashkërenditja e opozitarizmit me VV-në dhe bisedat për të qeverisur bashkë, na kanë ofruar për shumë interesa të vendit. Prandaj, me përkushtim do të vazhdoj të punojë të rrumbullakësojmë koalicionin paszgjedhor, në kushte të respektimit reciprok”, ka shkruar Mustafa.

Përkundër kësaj, Mustafa ka thënë se koalicioni i parë i LDK-së është me qytetarin!

“E keni LDK-në! Kandidaten e LDK-së për Kryeministre dhe ekipin që s’e ka askush. Së bashku me ju që e doni shtetin tonë, sot shfletojmë faqen e Re!”, ka shkruar tutje Mustafa.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi qytetarë të nderuar,

Nga sot fillon gara e vërtetë. Kush nga partitë, LDK, VV, PDK dhe kush nga koalicionet, Nisma-AKR- PD apo AAK-PSD, sikurse edhe koalicionet e komuniteteve joshumicë do të kenë përkrahje më të madhe qytetare.

Nga Kuvendi i LDK-së, më 3 gusht, u kamë bërë ftesë publike partive më të mëdha që të matemi veç e veç në zgjedhje.

Zgjedhje të vërteta janë vetëm ato, për fatin e të cilave vendosin qytetarët dhe jo koalicionet parazgjedhore.

Bashkërenditja e opozitarizmit me VV dhe bisedat për të qeverisur bashk, na kanë ofruar për shumë interese të vendit. Prandaj, me përkushtim do të vazhdoj të punojë të rrumbullakësojmë koalicionin paszgjedhor, në kushte të respektimit reciprok.

LDK me tërë potencialin e saj do të punojë për ç‘kapjen e shtetit dhe dekriminalizimin e tij, ta zhvillojë ekonominë e të hap vende pune; të rikthejë partneritetin me BE dhe SHBA.

Koalicioni ynë i parë është me qytetarin!

E keni LDK-në! Kandidaten e LDK-së për Kryeministre dhe ekipin që s’e ka askush. Së bashku me ju që e doni shtetin tonë, sot shfletojmë faqen e Re! IM /KlinaPress/