Sport
Mustafi merr kritika të ashpëra nga tifozët e Arsenalit

Mustafi ka pranuar kritika të ashpëra nga tifozët e Arsenalit.
Tifozët e Arsenalit e kanë kritikuar ashpër qendërmbrojtësin e skuadrës së tyre, Shkodran Mustafin, pas paraqitjes së tij në ndeshjen e së dielës, kundër Barcelonës.
Fillimisht në epërsi kishte kaluar Arsenali në këtë ndeshje, pas golit të Pierre-Emerick Aubameyang. Mirëpo, një autogol i Ainsley Maitland-Niles bëri që katalonasit ta barazojnë rezultatin.
“Arsenal 1-1 Lyon; Mustafi hyn në lojë; Arsenali pranon gol për të pësuar disfatë 2:1. Barcelona 1:1 Arsenal; Mustafi hyn në lojë; Arsenali pranon gol për të pësuar disfatë 2:1”, shkroi @UberAFC./KlinaPress/
“Shiteni për një qese “Doritos””, shkroi @SreeragSuresh.
“Largojeni këtë palaço”, shkroi @NicolasHercules.
“@MustafiOfficial largohu”, shkroi @Amat46662859.
“Me çdo paraqitje, vlera e tij bie përtokë”, shkroi @foxinthebox2010.