Connect with us

Sport

Nabil Fekir arrin marrëveshje me Real Betisin

Published

on

PEX HOST 728×90

Nabil Fekir është shumë afër ta kompletojë kalimin te Real Betis.

Mesfushori francez ishte kërkuar nga Liverpooli dhe Chelsea në verën e kaluar, derisa në garë ishin edhe Arsenali dhe Manchester United.

Por, sipas mediave në Spanjë, Real Betisi është shumë afër që ta kompletojë transferimin e mesfushorit të Lyonit.

KESCO

Nabil Fekir (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Fekir është pajtuar me kushtet personale të ofruar nga skuadra e La Liga-së, ndërsa prezantimi i tij pritet të ndodhë në javën e ardhshme.

Fekirit i është dhënë leja nga Lyoni që t’i braktisë seancat stërvitore, në mënyrë që ta kompletojë kalimin te skuadra spanjolle. /KlinaPress/