Connect with us

Sport

Napoli fiton garën për Llorenten, spanjolli rikthehet në Serie A

Published

on

COVID-19

Fernando Llorente është rikthyer përsëri në futbollin italian.

Sulmuesi spanjoll ka arritur marrëveshje me gjigantin italian Napoli, si futbollist i lirë.

34-vjeçari ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare me napolitanët, ku synon të fitojë titullin e Serie A.

KESCO

Për Llorenten është një rikthim në Serie A, pasi kishte bartur fanellën e Juventusit për dy vite 2012-2015.

Reprezentuesi spanjoll ka një karrierë të gjatë në shumë klube të mëdha, si Athletic Bilbao, Sevilla, Swansea, Juventus e së fundmi Tottenham.

Interesim për spanjollin kishin shprehur edhe skuadrat tjera italiane si Inter e Roma, por ai në fund zgjodhi Napolin. /KlinaPress/