Connect with us

Lajmet/Botë

Ndërhyrja e SHBA-së në dialogun Kosovë- Serbi, Borrell tregon se si do të veprojë BE-ja

Published

on

SIGMA Banners

Diplomati për politikë të jashtme të Bashkimit Europian, Joseph Borrell, ka theksuar se dialogu do të vazhdojë i ndërmjetësuar nga BE si dhe mbështet edhe angazhimin e SHBA-së në dialog.

Në një intervistë Borrell ka përsëritur se Ballkani Perëndimor është përparësi për Bashkimin Europian.

“Në rolin tim si ndërmjetës, jam i përkushtuar të mbështes përparimin e dialogut të sponsorizuar nga BE. Për të forcuar angazhimin dhe përpjekjet e mia, vendosa të caktoj një Përfaqësues Special për Dialog dhe Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

KESCO

I pyetur nëse është i shqetësuar për përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe nëse kjo po e humb ndikimin e Brukselit në rajon, Borrell u përgjigj se është i mirëpritur angazhimi i gjithsecilit që dëshiron ta mbështesë dialogun e ndërmjetësuar nga BE.

“Duke punuar me të gjithë partnerët, situata vazhdon të kërkojë përpjekjet e të gjithë atyre që duan të arrijnë të njëjtin qëllim – prosperitetin e njerëzve në ato vende, si dhe perspektivën e tyre evropiane”, tha Borrell, i cili po merr pjesë në takimet e ministrave të Jashtëm dhe Mbrojtjes nga vendet e BE-së në Zagreb./ Gazeta Sinjali/