Connect with us

Lajme

Ndërkombëtarët: Sa më shpejt të formohet një qeveri funksionale

Published

on

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit

Zyrtarë të Ambasadës së Gjermanisë, të Ambasadës së Britanisë së Madhe, të Ambasadës së Zvicrës dhe nga Zyra e BE-së në Prishtinë janë pyetur nëse vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare ose të gjendet një mandatar i ri pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt, për shkak të ftesës për intervistim në Hagë nga prokurori i specializuar, zyrtarë të ambasadave të huaja që veprojnë në Kosovë po kërkojnë që sa më shpejt të formohet një Qeveri funksionale, siç kanë thënë ata, për ta vazhduar dialogun me Serbinë.

Megjithatë, ndërkombëtarët kanë refuzuar të përgjigjen konkretisht nëse vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, siç po kërkon kryeministri dhe shumica e partive parlamentare në vend, ose ta formojë një qeveri teknike për t’ia hapur rrugën dialogut Prishtinë – Beograd, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.

KESCO

Nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë kanë deklaruar se Kosova i ka disa sfida para vetes, të cilave duhet t’u gjendet zgjidhje, duke vënë theksin në dialogun Kosovë – Serbi. /KlinaPress/